• Hotel Prishtina Dhoma Njëshe
  • Dhoma Dyshe
  • Dhoma me dy Krevat
  • Dhoma Deluxe
    me Xhakuzi
  • Dhoma Deluxe
    me Hidromasazh
  • Dhoma Deluxe
    me Hidromasazh
  • Dhoma Deluxe
    me Hidromasazh
  • Dhoma Deluxe
    me Hidromasazh
  • Dhoma Deluxe
    me Hidromasazh
  • Dhoma Deluxe
    me Hidromasazh
  • Dhoma Deluxe
    me Hidromasazh

- Neoklasik dhe modern në zemër të Prishtinës -

“Hotel Prishtina” është një ndër hotelet më prestigjioze, në Prishtinë. Me arkitekturën e tij unike, të projektuar në mënyrë origjinale, me paisje bashkohore, në mënyrë perfekte kombinohet eleganca dhe thjeshtësia e një ndërtimi neoklasik.

Me traditë familjare prej dekade dhe i pozicionuar në mënyrë perfekte, “Hotel Prishtina” është i njohur si pikë referimi, si një nga hotelet më mikpritës të kryeqytetit, i cili u ofron mysafirëve të tij një eksperiencë të jashtëzakonshme, si dhe më të mirën nga kultura shqiptare.

"Hotel Prishtina" ndodhet në zemrën e kuartit më të rëndësishëm të kryeqytetit, përballë ndërtesës së rë të Qeverisë, vetëm disa hapa nga obelisku i pavarësisë "NEWBORN", qendra tregtare "Pallati i Rinisë", Stadiumi i Prishtinës, Banka Qendrore e Kosovës, sheshi "Zahir Pajaziti" dhe sheshi “Nëna Terezë”, Teatri Kombëtar, ndërtesa e Parlamentit dhe Qeverisë, Zyra Qendrore e Këshillit të Evropës, Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, Galeria e Arteve …

Nga "Hotel Prishtina" 10 minuta ecje në këmbë arrihet në pjesën më të vjetër të qytetit të Prishtinës, e njohur si "Çarshia e Vjetër", në të cilën gjenden tri xhamitë: xhamia e Mbretit, xhamia e Çarshisë (ndërtesa më e vjetër në Prishtinë) dhe xhamia e Jashar Pashës, pastaj Sahat Kulla, hamami (në renovim), shadërvani, Muzeu i Kosovës, si dhe Muzeu Etnologjik.

Nëse vendosni të vizitoni Prishtinën ju këshillojmë të mbani pak kesh € (euro) me vete.

Për më tepër informata, personeli ynë është i gatshëm për dhënien e udhëzimeve dhe informatave të sakta

Ku ka traditë, ka respekt.

Distanca me Aeroportet

Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti i Prishtinës është i vendosur 18 km larg kryeqytetit (Prishtinës), me të dalë në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Për të arritur në “Hotel Prishtina” nevojiten rreth 20 minuta udhëtim me makinë, shërbim ky të cilin ne e ofrojmë pa pagesë, me veturë ose minibus.

Aeroporti i Tiranës

Aeroporti i Tiranës "Nënë Tereza" (Shqipëri) ndodhet 280 km larg nga Prishtina. Udhëtimi me makinë zgjat rreth 3 orë e 30 min.

Aeroporti i Shkupit

Aeroporti i Shkupit (Maqedoni) ndodhet vetëm 100 km larg nga Prishtina. Udhëtimi me makinë zgjat rreth 2 orë. Ndërsa udhëtimi Shkup – Prishtinë, zgjat rreth 90 min.